Përkrenarja e Skënderbeut dhe helmeta ilire janë dy simbole të njohura shqiptare të shndërruara në skulpturë nga artisti Daors Hoxha.
Përkrenarja dhe helmeta janë punime të cilat na rrethojnë me artin, kulturën dhe historinë.
Përkrenarja është objekt që paraqet heronjtë tanë kombëtar ku gërsheton luftën, trimërinë, lirin dhe Bashkimin Kombëtar, raporton Arbresh.info.
Sot, Kosova shënon 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Hoxha edhe për ketë ngjarje historike ka krijuar medaljonin e komandantit legjendar “Adem Jasharit”
“Për festën e Pavarësisë e kemi realizuar medaljonin e Adem Jasharit, si simbol i lirisë së popullit tonë. Merr kohë secila edhe pse nuk jemi munduar ta shfaqim shumë vrazhdë, qëllimi ka qenë që brezat e rijnë me ditë se kush është Adem Jashari”, thotë Hoxha.
“Me këtë punë merrem që nga i vogël, por me shqipturën që një vit e gjysmë. Materialet me të cilat punohen këto janë, huma, argjila, mandej janë edhe fazat tjera rezinë me pluhur të mermerit është kombinim edhe nuk është e fortë edhe nuk është në kosto të bronzit. Si shqiptur kemi filluar me përkrenaren e Skënderbeut. “, pohon ai.
Ai tregon sa e ka të vështirë t’i përpunojë elementet për krijimin e Përkrenares dhe helmetës.
“Po është e vështirë, se tash nuk ka ndonjë vend se ku mundemi me shku na në ndonjë muze, sepse në muze nuk ka ndonjë material që mundemi me e marrë tamam, do elemente tjerat stilizohet dhe kombinojmë, por duke qëndruar në atë fryme tërë kohën”, thekson Hoxha.
Nëpërmjet punimeve, Hoxha shpreh një pjesë të historisë të cilat i ka punuar me përkushtimin më të madh gjatë çdo faze të punës, ku deri në detajin më të vogël është munduar ta përshtat në secilin element
“Po është e vështirë se tash nuk ka ndonjë vend se ku mundemi me për të shkuar në ndonjë muze, sepse në muze nuk ka ndonjë material që mundemi me e marrë tamam, do elemente tjerat stilizohet dhe kombinojmë, por duke qëndruar në atë fryme tërë kohën”, thekson ai.
Për artistin të gjitha punimet janë të veçanta, sepse për atë të gjitha kanë emocionin e tyre.
“Punimet të gjitha i cilësoj të veçanta, për mua të gjitha janë të njëjta, ku secila e ka atë pjesën e njëjtë dhe emocionin e njëjtë që është punuar i ka sfidat e veta, pra nuk mundem të them se një e kam më të veçantë”, tregon hoxha.
Pas çdo përfundimi të punimit duhet të bëhet edhe ngjyrosja e tyre të cilat në formë krijojnë imazhin e së vërtetës dhe dukjes sa më origjinale të tyre.
Hoxha thotë se punimi i këtyre merr shumë kohë deri tek produkti final.
“Ka shumë faza, ku është puna e derdhjes artistike që bëhet përmes kallupimit, mandej secila e ka pjesën kur riparohet është punë dore. Secila trajtohet dhe ngjyrosja shkon komplet me brushë nuk është punë fabrike që bëhet janë goxha do faza, që shkon prej prodhimit deri tek paketim dhe dërgimi tek klientët”, shprehet Hoxha.
Hoxha thotë se interesimi për t’i pasur në shtëpi shqipturën është mjaftë i mirë.
“Interesimi është i mirë, ka interesim, por ende nuk është ajo koha kur janë më të dhënë ajo ndjenja e patriotizmit, edhe pse shqiptuar servohet në mënyrë tjetër jo folklorike. Çmimet janë të volitshme, por nuk i komandoj çmimet për çmime janë ato ekipet që e bëjnë, tash unë e caktoj sa me qenë fitimi, pra ne e shohim se çdo shtëpi duhet me pas shqipturën ilire”, përfundoj Hoxha.
Ndryshe tjetri simbol unifikues nga historia e lashtë është edhe helmeta ilire./Arbresh.info/ Edona Krasniqi/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...