Ambasada amerikane në Prishtinë ka shpërndarë deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice përmes së cilës SHBA njohu zyrtarisht Kosovën shtet, më 18 shkurt 2008.
“Në këtë ditë, 16 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice thuhej se presidenti Bush iu përgjigjë pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku popujt e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, shkruan Ambasada.
SHBA në këtë letër, kishte përmendur edhe Planin e Ahtisaarit, të cilit i kishte dhënë mbështetje dhe ishte zotuar se do të ndihmonte për të implementuar atë.
“Derisa Kosova sot fillon jetën e saj si një shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohet se do të vazhdojë të jetë miku i saj i ngushtë dhe partneri”, shkruhet në fund./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin