Google ADS

Përleshje fizike në Prishtinë, arrestohen pesë persona

08:55 | 18 Shkurt 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar pesë persona në Prishtinë, për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre.

Si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:50 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se dy ngatë dyshuarit dyshohet se kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë.

“Rr. Luan Haradinaj-Prishtinë / 17.02.2024 – 04:50. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme