Mbyllja për qarkullim e rrugës “B” mbrëmë, policia jep detaje

08:47 | 18 Shkurt 2024
R J

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e mbrëmshëm që ndodhi te rruga “B”, ku dyshohej për një mjet shpërthyes.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, rasti ka ndodhur rreth orës 19:40, ku nga një veturë është tërhequr mjeti i dyshimtë.

“Prishtinë / 17.02.2024 – 19:40.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar.  Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe  prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Mjet i dyshimtë te rruga “B”, ndërpritet qarkullimi në një pjesë të saj

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme