Lajçak u takua me Peach në Munih: E përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon

08:00 | 18 Shkurt 2024
R J

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar rreth një takimi nga emisarin për Ballkanin Perëndimor nga Mbretëria e Bashkuar, Lord Stuart Peach.

Ai tha se kanë qenë takim i dobishëm pasi që kanë informuar diskutuar mbi punën e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak.

Takimi u zhvillua në margjinat e Konferencës së Munihut ku Lajçak pati edhe takime të tjera për çështjen me të cilën ai ngarkohet.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e kishte shfrytëzuar Konferencën e Sigurisë së Munihut për takimet e ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme