Mjet i dyshimtë te rruga “B”, ndërpritet qarkullimi në një pjesë të saj

21:24 | 17 Shkurt 2024
KRG

Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të rrugës “B” në Prishtinë, pasi ka pranuar informatë se aty gjendet një mjet i dyshimtë.

Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahemti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme