Pavarësia e Kosovës ishte tema kryesore e fjalimit të radhës së ish-kryeminstrit të Shqipërisë, Sali Berishës nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku qëndron me masë arresti prej 30 dhjetorit.
Sipas ish-kryeministrit, 17 shkurti është një datë e rëndësishme për kombin shqiptar dhe nuk harroi të përmendte aktorët kryesore të kësaj ngjarje të shënuar.
“Ne jemi komb me dy data pavarësie.
28 nëntori i 1912-ës, pavarësia e Shqipërisë, pa të cilën nuk do kishte shtet shqiptar, nuk do kishte Kosovë të pavarur.
Përveç kësaj, ne kemi 17 shkurtin e vitit 2008, ditëlindjen tjetër të lirisë kombëtare, pavarësinë e Kosovës, pa të cilën shqiptarët nuk do të ishin një komb i lirë, nuk do gëzonin liri kombëtare.
Ndaj dhe sot le të shprehim ne krenarinë e madhe, mirënjohjen e pakufishme ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, burrit mendjendritur të kombit, Gandit të Ballkanit dhe Europës, presidentit Ibrahim Rugova.
Le të shprehim ne nderimin më të madh ndaj komandantit legjendar, Adem Jashari. Luftëtarëve të lirisë të UÇK, që me guximin epik, bënë luftën më të ndritur në historinë e shqiptarëve për liri dhe dinjitet nga kohërat e Skënderbeut.
Mirënjohje të pakufishme Aleancës së Atlantikut të Veriut, partnerëve tanë, presidentit Bill Klindon dhe Xhorxh Bush, për rolin e tyre përcaktues në pavarësinë e Kosovës.
Por miqtë e mi, një ndjenjë krenarie ka sot çdo demokrat, sepse kjo parti u themelua në dhjetor të vitit 1990, si parti që shpalli yll polar, çështjen kombëtare”, tha Berisha./a2cnn
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...