Pse po zhgënjehen përdoruesit me telefonat inteligjent Apple dhe Samsung?

20:59 | 17 Shkurt 2024
KRG

Pavarësisht “armiqësive” mes gjigantëve teknologjik si Samsung dhe Apple, adhuruesit e telefonave inteligjentë kanë kritika të njëjta në adresë të kompanive.

Ata duken pak të zhgënjyer me përditësimet në rritje të telefonave të tyre të preferuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërsa teknologjitë themelore po evoluojnë, prezantimet e telefonave po bëhen më pak emocionuese dhe më të parashikueshme se kurrë më parë.

Kjo ngrit pyetjen logjike se çfarë mund të bëhet për të rikthyer “emocionin” e prezantimit të telefonave të ri?

Zgjidhja mund të jetë e qartë. Ndoshta prezantimi më i rrallë i modeleve. Një qasje e tillë do t’u japë kohë inxhinierëve dhe projektuesve për të krijuar veçori të tjera më të rralla.

Ashtu si në marrëdhëniet e shëndetshme njerëzore, parashikueshmëria dhe menaxhimi i pritshmërive mund të sjellë ndryshim nga i cili përfitojnë të gjithë.

Në vend të zhgënjimit, fansat do të presin premiera emocionuese për shembull çdo dy vite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme