Vizitën e parë pasi është prezantuar si përzgjedhës i Kosovës, trajneri gjerman, Franco Foda e ka realizuar në ambientet e tifo-grupit të Kombëtares “Dardanët”.
I shoqëruar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe anëtarë tjerë të FFK-së, Foda është mirëpritur përzemërsisht nga tifozët dardanë.
“Faleminderit për mikpritjen, jam jashtëzakonisht i lumtur që Kombëtarja e Kosovës ka një mbështetje të madhe të tifozëve. Përkrahja e juaj është parësore dhe tejet e rëndësishme”.
“Me ju në tribuna, edhe puna në fushë do të jetë më e lehtë për ne. Jam optimist se bashkë do t’ia dalim drejt sukseseve”, ka theksuar Foda në bashkëbisedim me ‘Dardanët’.
Franco Foda do t’u prijë Dardanëve në dy vitet e ardhshme, teksa do ta nisë punën me ekipin në muajin e ardhshëm për dy ndeshjet miqësore kundër Armenisë dhe Hungarisë. /Arbresh.info
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...
Konferenca në Mynih, Osmani: Kosova prezente me një angazhim...
Fluks në Morinë, 17-vjetorin e Pavarësisë qytetarët e Kosovë...