Google ADS

Kurti: Kosova është dhe do të mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj krahas miqve dhe aleatëve amerikanë

18:32 | 17 Shkurt 2024
KRG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen shtetërore në rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se Kosova është shteti më i ri në hartën e Evropës por edhe njëra nga demokracitë më të shëndosha në zhvillim, në tërë kontinentin tonë.

Kryeministri Kurti më tej foli për të kaluarën e Kosovës plot me sakrifica deri në arritjen e ditës së pavarësisë. Ai, me këtë rast, kujtoi edhe mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë në rrugëtimin e shtetësisë së Kosovës.

Lexo edhe:

Kurti përmend Thaçin në pritjen shtetërore për nderë të Pavarësisë

“Kosova është dhe mbetet e palëkundur në rrugëtimin e  saj me aleatët ndërkombëtarë, SHBA, që janë tej Atlantikut e që qëndrojnë pranë nesh dhe aleatët evropianë, të kontinentit tonë të  përbashkët”, tha Kurti, derisa shtoi se me miq dha aleatë jemi më të fortë dhe më të sigurt.

Ai tutje theksoi se bashkë me aleatët tanë do të ecim drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme