Kryeministri i Kosovës së Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e ti për rastin e pritjes shtetërore e organizuar me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kurti tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës me 17 shkurt 2008 e kanë shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Ai ka thënë se deklaratën e shpalljes së pavarësisë përveç 109 deputetëve, e kishin nënshkruar edhe krerët e institucioneve të asaj kohe, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi, duke specifikuar se Hashim Thaçi e kishte lexuar deklaratën e pavarësisë.
“Më 17 shkurt 2008 deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit të zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike e shpallën Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Me votat dhe nënshkrimet e 109 vetave, që nënshkruan deklaratën e pavarësisë, dokumentit themeltar të shtetit tonë. Atë ditë mbi pergamenën e kuruar ku ishte shkruar deklarata e pavarësisë, krahas 109 deputetëve u nënshkruan edhe tre krerët e shtetit të sapo shpallur të pavarur, presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi që e lexoi atë në Kuvend”, ka thënë Kurti. /Arbresh/info
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...