Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka folur për rrethanat e shpalljes së pavarësisë së vendit
“Kam marrë postin në një kohë të ndjeshme, duke zëvendësuar presidentin Rugova. Kam ndier veten një shqetësim dhe, ndonjëherë, ndonjë dilemë për shpalljen e pavarësisë, për format e zgjidhje së çështjes”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu, teksa ka përmendur Tirolin dhe Hong Kongun.
Mirëpo ai shtoi se për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës ka pasur siguri të plotë nga SHBA dhe shtetet e QUINT-it.
Më tej, ish-presidenti Sejdiu përkujtoi edhe kontekstet e tij me ish-presidentin finlandez, negociatori kryesor për çështjen e Kosovës, Martti Ahtisaarin, teksa kujtoi rezolutën e OKB-së 1244, por edhe pengesat nga ana e Rusisë e Kinës.
“Pavarësia e Kosovës është shpallur në koordinimi të plotë me aleatët ndërkombëtarë”, deklaroi ish—presidenti Sejdiu, teksa përmendi sinjalet e nga ish-presidenti i SHBA-së, Bush, dhe ai francez, Sarkozy. Ai tha se ka përcjellë dhe studiuar në hollësi procesin e pavarësimit të Kosovës, duke kujtuar edhe 100 ditët shtesë, për arsye të, shtoi ai, shterrimit të argumenteve që ishin kundër pavarësimit të Kosovës, që të mos komprometohej plani i Ahtisaarit.
Momentet më sfiduese të pas-pavarësisë, Sejdiu përmendi disa sish, njëra nga to ishte numri i njohjeve, përpilimin e kërkesave për njohje, pastaj për qëndrimin e KFOR-it në vend, etj.
“Ka pasur një ecje shumë e mirë në ecje me kualitet të njohjeve nga vende të ndryshme për Kosovën, por me rëndësi ishte njohja e vendeve fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, theksoi ish-presidenti Sejdiu, teksa përmendi numrin e njohjeve, diku rreth 70 njohje.
Më tej, ai foli edhe për djegien e portave kufitare në veri të vendit nga serbet, por edhe për propaganda të ndryshme nga ta për dyndje të serbëve të Kosovës, etj., por që, vuri në dukej ai, reagimi ka qenë i matur.
Mes tjerash, ish-presidenti Sejdiu foli për Kushtetutën e vendit, një kushtetutë e re në bazë të planit të Ahtisaarit, si dhe miratimi i flamurit, himni i shtetit, etj., pastaj për Gjykatën Ndërkombëtare, e cila, sipas tij, vulosi pavarësinë e Kosovës, si një moment tjetër i rëndësishëm pas pavarësisë së Kosovës, derisa shpjegoi se kjo ka qenë një bumerang ndaj Serbisë.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...