Zbulohet shtatorja e Dr. Ibrahim Rugovës në Pejë

16:42 | 17 Shkurt 2024
KRG

Sot në praninë e mijëra qytetarëve në Pejë u bë zbulimi i i shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në shënim të 16- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në Pejë, është bërë zbulimi i shtatores së e Dr. Rugovës. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe  kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij.

Ai tha se sot, me përurimin e shtatores së presidentit Rugova në Pejë, po nderohen vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë.

“Sot po i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për vendin. Po i nderojmë të gjithë ata që kontribuuan për vendin. Po e nderojmë krejt rrugëtimin tonë të shenjt. Po e nderojmë vendin tonë; Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë Një”, tha ai ndër të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme