Lëvizja rebele jemenase Huthi ka marrë përgjegjësinë për një sulm të premten ndaj një cisterne nafte në Detin e Kuq.
Huthët kanë nisur sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq nëntorin e vitit të kaluar. Këtyre sulmeve u janë përgjigjur me kundërsulme ndaj rebelëve Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar tregtinë botërore, që kalon përmes Detit të Kuq, një prej rrugëve kyçe të tregtisë në botë.
Forcat detare të Huthëve “kryen një operacion që shënjestroi cisternën britanike të naftës, Pollux, në Detin e Kuq”, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree.
Ai nuk tregoi se si rebelët kishin përcaktuar se kjo anije kishte lidhje me Britaninë, pasi në një databazë për anijet në Greqi, thuhet se anija e sulmuar operohej nga një kompani e Athinës.
Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se një raketë e lëshuar nga Jemeni “goditi anijen Pollux, që po barte naftë të papërpunuar”.
Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur hyri në fuqi vendimi i Uashingtonit për shpalljen e Huthëve si “terroristë”.
Megjithatë, kompania e sigurimeve, Ambrey tha se cisterna pësoi “dëme të vogla”.
Sulmet fundit vijnë pasi ushtria amerikane gjatë 16 shkurtit sulmoi tri raketa lundruese të Huthëve, që sipas Uashingtonit, po përgatiteshin që të sulmonin anijet në Detin e Kuq.
Rebelët e Huthit kanë thënë se sulmojnë anije që kanë lidhje me Izraelin apo që nisen drejt Izraelit në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës.
Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – po luftojnë që nga 7 tetori, pasi grupi radikal palestinez sulmoi Izraelin, duke nxitur ofensivën izraelite që ka lënë të vrarë mbi 28.000 persona në Gazë./rel
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...