Google ADS

Talat Xhaferi uron Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë

10:24 | 17 Shkurt 2024
K.B

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Xhaferi ka uruar Kosovën gjithë qytetarët, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, shkruan Arbresh.info

Shkrimi i tij:

Urime ditëlindjen e 16-të pavarësisë Kosovë!

I gëzofsh edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë!

Urime qytetarëve dhe institucioneve kosovarë, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, bashkë dhe të fortë!
Urime!

Të ngjashme