Agjenda shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

07:04 | 17 Shkurt 2024
K.B

Sot me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këto janë aktivitetet të cilat do të mbahen:

08:00 – 20:15

Agjenda shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

08:00 – Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës

08:20 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës

08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

08:45 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

08:50 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

11:00 – Nderime te Monumenti “Heroinat”

11:15 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë

11:25 – Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës (Oborri i Kuvendit)

12:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

17:00 – Pritje shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës

18:00 – Koncerti i Pavarësisë (Sheshi i Prishtinës)

20:15 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë)

08:15 – 18:00

Agjenda e Komunës së Prishtinës për Ditën e Pavarësisë:

08:15 – 08:45 – Homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Varrezat e Dëshmorëve (Velani)

10:00 – Seanca solemne në Kuvendin e Kryeqytetit

12:00 – Shfaqja për Fëmijë “Libri shumëngjyrësh” (Teatri “Dodona”)

14:00 – Program me këngë e valle (Bulevardi “Xhorxh Bush”)

18:00 – Koncerti i Pavarësisë (Bulevardi “Xhorxh Bush”)

09:00
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bën homazhe për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë. (Sheshi “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

09:00 – 16:00

Komuna e Mitrovicës shënon me disa aktivitete Ditën e Pavarësisë. Agjenda:

09:00 – Pritja zyrtare e kryetarit të Bashkisë Vlorë, nga kryetari i Komunës, Bedri Hamza

10:00 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

11:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve (Shipol)

12:00 – Homazhe në Prekaz

13:00 – Ekspozita me fotografi nga momentet e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës (Sheshi “Mehë Uka”)

13:30 – Ceremonia e inaugurimit të Shtatores së Komandantit Legjendar “Adem Jashari” Koncert festiv me rastin e Ditës së Pavarësisë (Sheshi “Adem Jashari”)

16:00 – Pritje e organizuar nga kryetari i Komunës, Bedri Hamza, me veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së (Hotel “Palace”)

12:00

Komuna e Vushtrrisë mban akademi solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë. (Qendra e Kulturës, Vushtrri)

12:00
Gazetarja e parë ukrainase e strehuar në Kosovë, njëherësh artiste, Liudmyla Makei, mban një “master class” për të pikturuar me fëmijët. (Galeria KultPlus”, Ulpianë)

14:00
Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL). Pas ceremonisë së nënshkrimit do të prononcohen kryeministri Albin Kurti; drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi dhe kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), Ahmet Grajçevci. (IKKL, rr. “Arbënor e Astrit Dehari”, Prishtinë)

14:00
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të bëjë prezantimin e përgjedhësit të ri të Kombëtares. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme