Google ADS

Ndahen 1.3 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

19:00 | 16 Shkurt 2024
KRG

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), do të investojmë 1.3 milionë euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit legjendar, “Fadil Vokrri”.

Sipas Çekut, punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.

 

Postimi i plotë:

Sot kemi nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës. Bashkë do të investojmë 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri. Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.

Vazhdojmë me shumë punë të mira anekënd Kosovës për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit. /Arbresh.info/

Të ngjashme