Google ADS

Rama vizitë në zyrat e “Tik Tok”: Diskutuam për rritjen e vigjilencës ndaj shantazheve online

18:28 | 16 Shkurt 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vizitën e tij në Mynih është takuar edhe me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Tik Tok, Theo Bertram.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se në fokus të këtij takimi ishin ngjarjet e fundit dhe dhuna e përhapur gjerësisht në Shqipëri nga rrjetet sociale veçanërisht në “Tik Tok”.

“Mynih – Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkroi Rama./Arbresh.info

Të ngjashme