Barcelona harton planin për afatin kalimtar veror, tre sulmues të njohur në radarin e blaugranasve

16:37 | 16 Shkurt 2024
KRG

Barcelona janë duke planifikuar që të bëjnë disa ndryshime në skuadër gjatë afatit kalimtar veror, ku pritet një ‘valë’ largimesh nga klubi si dhe disa prurje të reja.

Siç raporton mediumi spanjoll Mundo Deportivo, drejtuesit e klubit janë duke përcjellur nga afër Gabriel Martinellin, Kaoru Mitoma dhe Khvicha Kvaratskhelia si alternativat kryesore për fazën e sulmit.

Bordi i klubit beson se Barcelona duhet të përdor formacionin 4-3-3 në formë të përhershme dhe të forcojë ekipin me një sulmues të majtë i cili është i paparashikueshëm me shpejtësinë dhe driblimet e tij.

Problemi i vetëm për transferimin e njërit nga këta lojtarë qëndron tek aspekti financiar, pasi momentalisht Barça do të ishte në gjendje ta përballonte një transferim të ri vetëm në rast se shesin disa lojtarë pas përfundimit të sezonit.

Martinelli është një lojtar kyç i Arsenalit kontrata e të cilit skadon në 2027. Mitoma ka gjithashtu tri vite të mbetura në kontratën e tij me Brightonin ndërsa vlera e tij në treg sillet rreth 50 milionë euro.

E njëjta vlen edhe për Kvaratskhelian, ani pse burimet raportojnë se gjeorgjiani është në mesin e lojtarëve më pak të paguar në ekipin e Napolit dhe është i gatshëm që të transferohet tek një klub i madh sa më shpejt që të jetë e mundur.

Statistikat e këtyre tre lojtarëve këtë sezon:

Gabriel Martinelli: 7 gola, 3 asistime në 28 paraqitje.

Kaoru Mitoma: 3 gola, 6 asistime në 25 paraqitje.

Khvicha Kvaratskhelia: 6 gola, 5 asistime në 30 paraqitje./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme