Haradinaj: Ky koalicion është shpresë për ata që dëshirojnë të shohin familjen nën fokusin shtetëror

15:54 | 16 Shkurt 2024
E.K

Koalicioni AAK-Nisma, kanë zyrtarizuar marrëveshjen politike me partnerin e ri që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky bashkim i sotëm është lajm i mirë për Kosovën dhe popullin e Kosovës, për ata që duan që familjet e tyre t’i shohin në kujdesin shtetëror.

“Ky bashkim i sotëm është lajm i mirë për Kosovën dhe popullin e Kosovës, është shpresë për ata që dëshirojnë të shohin familjen nën kujdesin shtetëror dhe në fokusin shtetëror. Sot kur po e nënshkruajmë bashkëpunimin politik nuk na shtyn asgjë e keqe por atdhedashuria për ta parë vendin tonë të zhvilluar me një fuqi konservatore. Duhet të shkojmë në zgjedhje më shpejtë. “, tha Haradinaj./Arbresh.info

Të ngjashme