Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka vizituar familjen Jashari.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se liria dhe shteti ynë i ka rrënjët në Prekaz dhe se gatishmëria për sakrificë, e dallojnë komandantin tonë, Adem Jashari dhe familjen e tij.
“Në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë e nderojmë gjithë anëtarët e kësaj familje, që shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, ai ka thënë se duhet të angazhohen në forcimin e shtetësisë duke qenë në rresht me aleatët tanë në krye me ShBA, si anëtare e NATO-s./Arbresh.info
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit