Tahiri për vizitën e Blinken në Shqipëri: Rëndësi strategjike por edhe gjeopolitike për kombin shqiptar

09:53 | 16 Shkurt 2024
K.B

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e djeshme të sekretarit amerikan, Antony Blinken në Shqipëri.

Me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook, Tahiri shkruan se vizita e tij kishte rëndësi jo vetëm strategjike por edhe gjeopolitike për kombin shqiptar.

“Vizita e Blinkenit në Tiranë kishte rendësi jo vetëm strategjike por edhe gjeopolitike pre kombin shqiptar, me lajmin e madh që dha Blinkeni se baza ajrore e NATO-s do të vendoset në Shqipëri. Italia e ka Avianon tash Shqipëria e ka Kucoven”, ka shkruar ajo./Arrbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme