Bordi i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, pritet nga zyra e kancelarit gjerman.
Gjatë takimit janë fokusuar më shumë në forcimin e lidhjeve bilaterale dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta përgjatë vitit 2024.
Komunikata e plotë:
Delegacioni zyrtar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), udhëhequr nga Kryetarja e Bordit, Eriola Bibolli, i shoqëruar nga anëtarët e bordit të OEGJK së, Hana Qerimi dhe Drinor Selmanaj, Drejtoresha Ekzekutive Nora Hasani si dhe Udhëheqësja e Market Entry, Besarta Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin.
Delegacioni pati disa takime të rëndësishme gjatë vizitës, me fokus në forcimin e lidhjeve bilaterale dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta përgjatë vitit 2024.
Gjatë vizitës, anëtarët e delegacionit të KDWV-së kanë zhvilluar takime me:
Delegacioni ishte ftuar në pritjen e Vitit të Ri të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, ku fjalë rasti mbajti Ministri Federal i Financave, Christian Lindner. Gjatë pritjes, anëtarët e delegacionit të OEGJK-së kanë pasur takime të vlefshme me biznese gjermane dhe përfaqësuesit e institucioneve gjermane dhe ndërkombëtare. Delegacioni i OEGJK-së pati mundësinë të informonte bashkëpunëtorët gjermanë për rolin e OEGJK-së, zhvillimet ekonomike të fundit në vend, dhe nismat e vazhdueshme që synojnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale./Arbresh.info/
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...