Mediat amerikane e lidhën vizitën e sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Tiranë me kërcënimet ruso serbe të sigurisë në Ballkan dhe përforcimin e rolit kritik të Shqipërisë në politikën e jashtme të SHBA-së në kohën më të trazuar për rajonin në dekada.
Një diplomat i lartë me njohuri eksperti për rajonin i tha rrjetit amerikan “Fox News” se burime të besueshme pretendojnë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç kanë në shënjestër Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas diplomatit, Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë e dinë këtë, gjë që shpjegon grumbullimin e aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën.
Kështu shpjegohet edhe ashpërsia e deklaratave amerikane për veprimet e njëanshme të qeverisë Kurti. I fundit vendimi për dinarin që sipas Uashingtonit i dha Serbisë një armë në dorë për të nxitur tensionet në veriun e Kosovës.
“Rreziku i përshkallëzimit të tensioneve etnike në një konflikt aktual në Ballkan po rritet. Rusia dhe Serbia, duket se janë të përfshira në nxitjen e destabilitetit në rajon,” i tha Fox News-it , një ish-analiste amerikane e zbulimit ushtarak.
Ka qenë një periudhë veçanërisht e vështirë për Ballkanin Perëndimor dhe shumë vëzhgues besojnë se rajoni është edhe një herë një kuti e zezë gati për t’u ndezur.
Shtetet e Bashkuara krijuan një seli operacionale në Shqipëri në vitin 2022, një bazë vendase për operacionet në Ballkan që mund të ndihmojë Shqipërinë dhe aleatët e tjerë kundër ndikimit dhe dezinformimit rus. Këtu merr kuptim edhe memorandumi i nënshkruar për të luftuar dezinformacionin.
“Ky mund të jetë fillimi i përpjekjeve konkrete për të frenuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ndikimin rus në Ballkan duke mbështetur aleatët e pambrojtur të NATO-s dhe duke kundërshtuar operacionet hibride dhe dezinformuese ruso-serbe në Bosnje dhe Kosovë”, tha diplomati për Fox News.
Rusia ka qenë veçanërisht aktive në Mal të Zi, ku synoi të pengojë anëtarësimin e vendit në NATO./Klan News
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...