Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
09:30
Oda e Mjekëve të Kosovës shënon Ditën Përkujtimore të Profesionistëve Shëndetësorë. (Para hyrjes kryesore të QKUK-së)
10:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023. (MKRS)
10:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në përurimin e shkollës në Landovicë. (Landovicë, Prizren)
11:00
Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “Insi” ShPK mban konferencë për medie, me rastin e dorëzimit të padisë ndaj MKRS-së lidhur me shkelje në tenderin “Zhvillimi i master-planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në vlerë 3 milionë euro. Me këtë rast në Gjykatën Komerciale do të dorëzohet dhe kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)
11:00
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë shënon përfundimin e implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Asdreni” në Pejë. (Shkolla “Asdreni”, Pejë)
11:00
Profesoresha e Universitetit të Amsterdamit, Novenka Tromp, mban ligjëratë në Kolegjin Universum me temën “Drejtësia pas tranzicionit dhe lufta e Kosovës”. (Kampusi i UNI, Prishtinë)
11:30 – 12:00
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton Familjen Jashari (ora 11:30) dhe më pas bën homazhe në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në kompleksin memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, Skënderaj)
12:00
Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, organizohet ekspozitë me dokumente arkivore “Adem Demaçi: Vdes kur dua vetë”, nga Agjencia Shtetërore
e Arkivave të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
14:00
Promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – Bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” nga autori Musli Krasniqi. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
14:30
Hapet ekspozita “Perspektiva Prishtinase, 16 vjet pavarësi përmes objektivit të qytetarëve të saj”, me fotografi që pasqyrojnë përjetimet, momentet e jashtëzakonshme të festimeve me rastin e shpalljes së shtetësisë së Kosovës dhe festimet e përvjetorëve. (Arkivi Komunal i Prishtinës)
15:00
Koalicioni AAK-Nisma, zyrtarizojnë marrëveshjen politike me partnerin e ri që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Pas nënshkrimit, do të ketë konferencë shtypi nga dy liderët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. (Selia e AAK-së, Prishtinë)
20:00
Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, Ansambli “Shota” dhe Ansambli Shtetëror i Shqipërisë mbajnë koncert festiv. (Shtëpia e Kulturës, Obiliq)
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt