Sigal Prishtina u kualifikua në finale të Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Bashkimit me rezultat 66:71 (19:23, 17:21, 14:16, 16:11).
Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe i luftuar në parket, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 19:23, derisa edhe periudha e dytë ishte e ngjashme me bardhekaltrit që për një nuancë ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me rezultat 36:44, përcjell Arbresh.info.
Lojë e barabartë u zhvillua edhe në periodën e tretë, me prizrenasit që tentonin të afrohen në rezultat, por bardhekaltrit menaxhuan lojën mirë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 50:60. Edhe pse Bashkimi afroi shifrat, nuk arriti përmbysjen dhe Sigal Prishtina triumfoi 66:71 dhe u kualifikua në finale.
MVP i gjysmëfinales së dytë është shpallur Shaheed Davis i Sigal Prishtinës, i cili e mbylli ndeshjen me 21 pikë e pesë kërcime.
Finalja e madhe zhvillohet të shtunën në Gjakovë nga ora 17:00.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%