Gjatë ditës së sotme është raportuar se një person i moshës 61 vjeçare ka ndërruar jetë në një motel në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli e ka konfirmuar lajmin për Arbresh.info, ku sipas tij personi që ka ndërruar jetë është shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekjen”, tha ai./Arbresh.info/
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës