Ju janë shfaqur rrudhat e para? Kjo është mënyra se si t’i reduktoni

21:10 | 15 Shkurt 2024
R J

A e keni ditur që kakao është pije e cila natyrshëm zvogëlon rrudhat?

1. Shtoni më shumë mish peshku në ushqim

Për shembull salmoni është ushqim i shkëlqyeshëm, sepse është zgjedhje e mirë e proteinave dhe e thartirave yndyrore të omega 3-shit, të cilat ndikojnë magjishëm në lëkurën tuaj, posaçërisht në mënyrë preventive kur është fjala për rrudhat.

2. Shmangni larjen e tepërt të fytyrës

Kur lani fytyrën, shpesh bëhet eliminimi i lagështisë natyrale dhe i vajrave mbrojtëse natyrale nga lëkura, prandaj kujdes me këtë ritual, mos e teproni.

3. Flini në shpinë

Fjetja mund të shkaktojë shfaqjen e rrudhave, prandaj kujdesuni në cilën pozitë flini. Mund t’ju shfaqen rrudha në faqe dhe mjekër duke fjetur në

4. Pini kakao në vend të kafesë

A e keni ditur që kakao është pije e cila zvogëlon natyrshëm rrudhat? Shkencëtarët kanë zbuluar që kakao përmban nivele të larta antioksidantesh, të cilat lëkurën e mbrojnë nga dëmtimet. Prandaj furnizohuni me kakao të vërtetë dhe kënaquni me pijen me shije çokollate.

5. Vitaminën C vendoseni direkt në fytyrë

Është konstatuar që lëngu i limonit, për shkak të ndikimit të lartë të vitaminës C, mund të shtojë prodhimin e kolagjenit andaj ndihmon në eliminimin e njollave të padëshiruara, në tenin e pabarabartë dhe skuqjen. Për shkak të prodhimit të shtuar të kolagjenit ndikon pozitivisht edhe në rrudhat. /Telegrafi/

Të ngjashme