Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka përfunduar vizitën e tij për rreth gati 8 orë në Tiranë. Blinken pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit tashmë po udhëton drejt Mynihut. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është sekretari i gjashtë që vizitoi vendin tonë.
Ditën e sotme pati takime të rëndësishme, ndërsa dha edhe mesazhe të rëndësishme për vendin, duke vlerësuar marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë. Blinken mbërriti në Tiranë rreth orës 11:00. Me një agjendë të ngjeshur, Blinken pati takime me presidentin Bajram Begaj, kreun e SPAK Altin Dumani dhe përfaqësues të drejtësisë.
Gjithashtu Antony Blinken zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama ku u ndalën tek një sërë çështjesh të rëndësishme për vendin, rajonin por edhe për situatat e luftës në botë, përkatësisht në Ukrainë dhe luftën në Izrael. Blinken vlerësoi arritjet e Shqipërisë, veçanërisht përparimin në reformën në drejtësi.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani firmosën 2 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshjet e firmosura:
Memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.
Memorandumit mirëkuptimi Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Gjithashtu Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nëpërmjet një statusi në platformën X. Blinken ka ndarë detaje nga takimi me presidentin Bajram Begaj, duke theksuar se ka shprehur vlerësimet e tij lidhur me mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën dhe pritjen e aleatëve për afganët. Më tej shton se Shqipëria është lider në Ballkanin Perëndimor.
/abcnews.al/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën