Google ADS

Veliaj takohet me Blinkenin, flasin për investimin “më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan”

16:55 | 15 Shkurt 2024
KRG

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar pamjet e takimit të tij me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili është duke zhvilluar një vizitë së fundmi në shtetin e Shqipërisë.

Veliaj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se biseda mes tij dhe Blinkenit ishte për investimin më të madh  të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytetin e Shqipërisë, Piramidën e Tiranës, shkruan Arbresh.info.

 

Postimi i plotë:

Kënaqësi  të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuarës, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes. /Arbresh.info

Të ngjashme