Google ADS

Kelmendi e Lekuona diskutojnë për funksionalizimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve

14:06 | 15 Shkurt 2024
K.B

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Zëvendësdrejtorin e Qendrës Ndërkombëtare për Rikuperimin e Pasurive të Institutit të Bazelit për Qeverisje z. Iker Lekuona, i cili ishte i shoqëruar nga eksperti i këtij Instituti në Kosovë z. Eric Stonecipher dhe Këshilltari i Lartë Ligjor në UNDP, Albert Avdiu.

Në njoftimin për media thuhet se në këtë takim u diskutua lidhur me funksionalizimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit pas miratimit të rregullores nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, bashkëpunimin juridik ndërkombëtar me shtetet tjera në funksion të gjurmimit dhe kthimit të pasurisë së fituar përmes veprave penale si dhe çështje tjera profesionale që kanë të bëjnë me fushën e sekuestrimit, konfiskimit dhe pastrimit të parave.

“U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka falënderuar përfaqësuesit e Institutit të Bazelit për Qeverisje dhe UNDP-së për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë në forma të ndryshme për themelimin e Zyrës së Rikthimit të Aseteve dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për thëllimin e bashkëpunimit me Institutin e Bazelit edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme