Google ADS

I përdhosën varrin e nënës, Sanduloviq akuzon Vuçiqin dhe BIA-n serbe

13:58 | 15 Shkurt 2024
E.K

Politikani serb, Nikolla Sanduloviq, ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë përdhosur varrin e nënës së tij.

Me anë të një reagimi në platformën “X”, Sanduloviq ka shkruar se terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë

Tutje, ai ka shtuar se tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve.

“Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj Nikolla Sanduloviqit. Dje kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviqit pasi ai ka vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviqit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë! Tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve. Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, shkroi ai./Arbresh.info

Të ngjashme