Google ADS

Diskutohet rregullorja e re për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë

13:34 | 15 Shkurt 2024
K.B

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka mbajtur takim me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, Drejtorin e Inspektoratit, Florian Dushi si dhe përfaqësuesin nga Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, Riza Selimi, ku kanë mbledhur edhe përfaqësuesit e supermarketeve, me të cilët kanë diskutuar mbi Rregulloren e re për Menaxhimin e Mbeturinave.

Përmes një njoftimi nga komuna, mësohet se rregullorja e re përfshin masa të rëndësishme siç është rritja e përgjegjësisë së bizneseve për menaxhimin e mbeturinave që prodhojnë dhe reduktimin e ndotjes.

“Përmes bashkëpunimit dhe diskutimeve konstruktive, palët shprehën përkushtimin e tyre për të implementuar praktika të qëndrueshme dhe efikase që do të ndihmojnë në ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e një kulture përgjegjësie ndaj mbeturinave. Rregullorja e re përfshin masa të rëndësishme siç është rritja e përgjegjësisë së bizneseve për menaxhimin e mbeturinave që prodhojnë dhe reduktimin e ndotjes”, thuhet në njoftim.

Tutje, komuna njofton se  do të mbahen edhe takime tjera me qytetarë e institucione private për t’u njoftuar me veprimet që do të ndërmerren nga Kryeqyteti për zbatimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave.

Vec këtij takimi, do të mbahen edhe takime tjera me qytetarë e institucione private për t’u njoftuar me veprimet që do të ndërmerren nga Kryeqyteti për zbatimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave. Ne besojmë se vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta mund të krijojmë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë”  thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme