Google ADS

Ambasada e Kosovës në SHBA feston 16 vjetorin e Pavarësisë

13:19 | 15 Shkurt 2024
K.B

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një festë për të shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe emisari i Qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndërsa, si bashkëpritës i mysafirëve ka qenë edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres

“Një nder i madh për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të festojë 16-vjetorin e Pavarësisë, në Bibliotekën ikonike të Kongresit përkrah shumë miqve. I jemi mirënjohës Përfaqësuesit Ritchie Torres që u bashkua me mirësjellje si bashkëpritës i këtij takimi dhe shumë anëtarëve të nderuar të Kongresit të SHBA që festuan së bashku Ditën e Pavarësisë. Falënderojmë DAS Escobar për praninë dhe vërejtjet e tij në emër të Qeverisë së SHBA”- thuhet në njoftimin e kësaj ambasade./Arbresh.info/

Të ngjashme