Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se propozimi i LDK-së është që të kemi një sistem efikas të drejtësisë.
“Kemi propozuar duke marrë parasysh dokumentet që janë problematike, sidomos duke pasur parasyush që është shumë e vështirë që të bëhen ndryshime kushtetuese në Kosovë pas të dy të tretat të dyfishta, ne kemi qenë konsistentë dhe kemi kërkuar në vazhdimësi që të jenë disa elemente”.
Gashi tha se kanë kërkuar që të bëhet një Sistem i Monitorimit të Performancës në Sistemin Prokurorial dhe Gjyqësor.
“Pra të ndërtohet një sistem i monitorimit dhe verifikimit të vazhdueshëë. Supozojmë me ligj ta obligojmë Këshillin Prokurorial që të ndërtojë nëj sistem të verifikimit të rasteve, prej momentit kur hapet nëj rast nga një prokuror deri ën momentin kur ai rast të merr verdiktin final të vlerësohet sa raste I ka hap, sa raste i ka dërguar në Gjykatë, sa prej këtyre rasteve i ka fituar në shkallën e parë, sa prej tyre janë rrëzuar në shkallën e dytë” tha mes të tjerash ai.
Ai kërkoi që e njëjta të vlejë edhe për gjyqtarët.
Gashi tha se Kosova është në hapat e fundit të anëtarësimit të Evropës dhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Kosova merr të drejtën që t’i drejtohet edhe Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
“Dhe kjo është një sistem tjetër i verifikimit”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, ai tha se duhet të ketë një sistem efikas të drejtësisë.
Arben Gashi, kritikoi Qeverinë për përfshirje në gjyqësor.
“Në vazhdimësi është parë një tendencë në ndikimin politik, është përfshirë edhe deri në amandamente kushtetuese. Konceptet e tilla, janë abstrakte dhe absurde. Ka hapësirë për abuzim”, u shpreh Gashi.
Ky ndikim politik, tha Gashi, ka qenë i vazhdueshëm nga pushteti, si në ligjin për Këshillin Prokurorial si çdo tjetër.
Gashi tha se në përmbajtje, janë antikushtetuese të gjitha vendimet që po i merr.
“Ideja që të kemi një sistem efikas të drejtësisë, në të gjitha hallkat e saj, ne kemi propozuar të bëhet një sistem i monitorimit të mbarëvajtjes”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...