Shumica e tifozëve të Bayernit presin shkarkimin e Thomas Tuchel nga posti i trajnerit të skuadrës së tyre të zemrës. Bavarezët po shfaqin probleme të shumta këtë edicion.
Titulli është drejt Bayer Leverkusenit, teksa të mërkurën erdhi edhe humbja në Champions League kundër Lazios, që fitoi 1-0. Duke e vështirësuar shumë misionin e kualifikimit në çerekfinale për kampionët e Gjermanisë.
Të cilët përballë skuadrës së Maurizio Sarrit nuk arritën të regjistronin asnjë gjuajtje në portën kundërshtare. Gjithsesi, tifozët e zemëruar duhet të presin ende.
Pasi drejtuesit e klubit më të madh gjerman nuk kanë ndërmend të ndahen me Tuchel, i cili u konfirmua në stol nga Christoph Freund, drejtori sportiv i Bayernit.
“Thomas po lufton në këtë situatë, që është e vështirë për të gjithë. Objektivi ynë është të dalim të gjithë së bashku nga ky moment, jemi të gjithë në të njëjtën barkë”.
Sfida e kthimit me Lazion do të zhvillohet pas tri javësh (5 mars). Tashmë Bayerni ka detyrën të rikthehet te fitorja në kampionat. Për të rigjetur besimin e humbur dhe për vijuar ndjekjen e Leverkusenit.
“Aspirinat” e Xabi Alonsos kryesojnë Bundesligën gjermane me 5 pikë më shumë se skuadra e Thomas Tuchel. Bayerni luan në Bochum të dielën me fillim nga ora 15:30./ssuchel
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...