Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka propozuar tri alternativa për transaksionet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të autoriteteve në Kosovë për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme.
Përmes një njoftimi, OEAK tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave, tha se ka nevojë të rishikohet dhe qartësohet.
Sipas OEAK-ut, “është esenciale të thuhet që përderisa euro mban statusin e mjetit ligjor të pagesave në Kosovë, kjo nuk përjashton përdorimin e valutave të tjera në transaksionet, në rastet kur palët e përfshira arrijnë dakordim reciprok”.
OEAK tha se rregullorja e BQK-së ndikon edhe në transaksionet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të mundësuar transaksionet ku përfshihet edhe dinari serb, kjo odë propozoi alternativa.
Alternativa e parë, sipas OEAK-ut, do të mund të ishte që të shfrytëzohen institucionet e transferit të parave që të transferohen fondet mes Kosovës dhe Serbisë, por duke argumentuar se një opsion i tillë mund të jetë “më pak praktikë dhe më i kushtueshëm për individët”.
Alternativa e dytë, e propozuar nga OEAK-u, parasheh hapjen e një llogarie bankare nga Qeveria serbe në Serbi, të dedikuar për transaksione ndërshtetërore me llogaritë përkatëse të denominuara në dinarë në bankat e Kosovës. Kjo metodë, sipas Odës Ekonomike Amerikane, ofron një zgjidhje praktike nëpërmjet marrëdhënieve ekzistuese bankare, “me gjithë ndërlikimet e mundshme logjistike”.
Ndërkaq, alternativa e tretë e ofruar nga OEAK-u, parasheh transfere direkte të fondeve nga ndonjë bankë e Serbisë në ndonjë bankë të caktuar në Kosovë, dhe më fondet do të shpërndaheshin në llogaritë e përfituesve individual. Ky opsion, tha Oda, do të thjeshtonte procesin “duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat rregullative.
“Në të gjitha alternativat, është e rëndësisë kruciale të adresohet licencimi i institucioneve për importim të valutave, për të siguruar një furnizim adekuat të dinarëve në Kosovë”, tha OEAK-u.
Në rregulloren për operacione me para të gatshme, të miratuar nga BQK-ja, thuhet se institucionet e licencuara për operim në Kosovë mund të kryejnë importin dhe eksportin e valutave. Dogana dhe Policia e Kosovës janë autoritetet përgjegjëse që sigurohen që importi apo eksporti ndërkufitar i euros apo valutave të tjera nga dhe për në Kosovë mund të lejohet vetëm “përmes paraqitjes së dëshmisë së licencës dhe autorizimit të lëshuar nga BQK-ja”.
Kosova ka thënë se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një periudhe tranzitore, jo më të gjatë se tre muaj. Në ditët e fundit, autoritetet në Serbi kanë deklaruar se në dy raste, Bankës Popullore të Serbisë nuk i është mundësuar që të transportojë dinarë në një kasafortë që ka në Leposaviq, një prej katër komunave në veri që janë të banuara me shumicë serbe.
Serbia ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.
Komuniteti ndërkombëtar po i kërkon Kosovës që të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa informimin e duhur të qytetarëve./rel/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës