Google ADS

Vdes Beqir Krasniqi, i mbijetuar i masakrës së Pastasellës dhe dëshmitar i Hagës

09:27 | 15 Shkurt 2024
A Z

Ka vdekur Beqir Krasniqi, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

Latifi tha se gjurmët e gjenocidit serb po shuhen dita ditës.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e njeriut të mirë e të respektuar, Beqir Krasniqit nga fshati Pastasel, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës.
Në ditën kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë në fshatin Pastasel, bacën Beqir, vetëm një fije e hollë e ndante nga vdekja, por, për fatin e tij të mirë, shpëtoi për t’u bërë rrëfimtar dhe dëshmitar i gjallë i atij tmerri.
Nga dita në ditë po shuhen gjurmët e gjalla të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar.
U përulemi me nderim të veçantë veprës dhe kontributit jetësor të Beqir Krasniqit!
Ngushëllime familjes Krasniqi!
Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Beqir e shpirti i tij pushoftë në paqe!/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme