Blinken sot për herë të parë në Shqipëri, Rama i uron mirëseardhje

08:19 | 15 Shkurt 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen sekretarit amerikan, Antony Blinken.

“Mirëmëngjes”, shkruan Rama në një postim në Facebook, teksa ka postuar edhe një foto të diplomatit amerikan, shkruan Arbresh.info

Tirana i ka bërë të gjitha përgatitjet për të pritur më 15 shkurt Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, numrin dy të administratës amerikane që viziton për herë të parë Shqipërinë.

Blinken do të zhvillojë një vizitë disa orëshe në Tiranë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 16.00-19.00.

LEXO EDHE:

Blinken sot do të vizitojë Shqipërinë

Vizita e Blinken në Tiranë/ Mbi 1 mijë efektivë në terren, ja rrugët që do të bllokohen

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme