Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Edrogan dhe homologu i tij egjiptian, Abdel Fatah el-Sissi, u bënë bashkë të mërkurën në Kajro, duke bërë thirrje që Izraeli të mos kryejë ofensivën e paralajmëruar në Rafah, në kuadër të luftës ndaj Hamasit.
Vizita e Presidentit Erdogan zhvillohet në një kohë që lidhjet mes Ankarasë dhe Kajros janë rikthyer në rrugën e duhur pas vitesh tensionesh dhe marrëdhëniesh të ftohta. Turqia ka qenë prej kohësh një mbështetëse e grupit Vëllazëria Myslimane, të cilin Egjipti e ka është shpallur të jashtëligjshëm, si organizatë terroriste.
Udhëheqësi turk mbërriti në kryeqytetin egjiptian Kajro, pas më shumë se një dekade, pasi vizitoi të martën Emiratet e Bashkuara Arabe .
Presidenti Erdogan u takua me homologun el-Sissi në pallatin Ittihadiya të Kajros, sipas mediave shtetërore të Egjiptit. Bisedimet e tyre u përqëndruan në marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat rajonale, veçanërisht përpjekjet për të ndaluar luftën në Gazë, tha më vonë Presidenti el-Sissi në një konferencë të përbashkët për shtypin.
“Ramë dakord për nevojën e një armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe qetësisë në Bregun Perëndimor për të rifilluar bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve me qëllim përfundimtar krijimin e një shteti të pavarur palestinez”, tha zoti el-Sissi.
Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Kajros u prishën në vitin 2013 pasi shefi i atëhershëm i ushtrisë egjiptiane Sisi udhëhoqi përmbysjen e ish presidentit Mohamed Morsi, të Partisë Vëllazëria Myslimane, një aleat i Turqisë.
Lufta në Gazë ka arritur një pikë kritike. Izraeli ka njoftuar synimet për ofensivë në qytetin Rafah, përgjatë kufirit të Rripit të Gazës me Egjiptin, ku rreth 1.4 milionë njerëz, mbi gjysma e popullsisë së territorit, po gjejnë strehë në kampe dhe qendra të tjera strehimi të mbipopulluara.
Duke folur në konferencën për shtypin me homologun egjiptian, Presidenti Erdogan i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të shmangte një ofensivë tokësore në Rafah dhe akuzoi qeverinë izraelite për kryerjen e “masakrave” në Gazë.
“Përpjekjet për shpopullimin e Gazës nuk janë të pranueshme”, tha ai.
Egjipti është i shqetësuar se një sulm tokësor në Rafah do të nxisë qindra mijëra palestinezë përtej kufirit dhe në Gadishullin Sinai të Egjiptit. Kajro ka kërcënuar se do të pezullojë traktatin e paqes me Izraelin.
Egjipti, së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, një aleat kyç i Izraelit, është përpjekur të ndërmjetësojë për një armëpushim dhe kthimin e 130 pengjeve që ende mbahen nga Hamasi, rreth një e katërta e të cilëve besohet të jenë të vdekur.
Negociatorët mbajtën bisedime në Kajro të martën, por nuk pati shenja përparimi./voa
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...