Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Në këtë takim, Bulliqi e ka përgëzuar për qëndrueshmërinë dhe vendosshmërinë e treguar për të qeverisur me komunën, përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
“Me kënaqësi kam pritur në takim mikun tim, kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, me ç’rast e përgëzova për qëndrueshmërinë dhe vendosshmërinë e treguar për të qeverisur me komunën, përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme.”, ka shkruar Bulliqi.
Ndër të tjera, ai bën të ditur se Hetemin e ka njoftuar nga afër për projektet e komunës së Podujevës.
“Kryeatrin Hetemi e njoftova nga afër për projektet e komunës sonë, si dhe gjatë takimit diskutuam për fushat ku mund të bashkëpunojmë si dy komuna të afërta gjeografikisht.”, ka shkruar kryetari i Podujevës.
Gjatë takimit Bulliqi ka shprehur mbështetjen e plotë për kryetarin Hetemi dhe stafin e tij.
“Shpreha mbështetjen e plotë për kryetarin Hetemi dhe stafin e tij, si dhe i sigurova që do të jemi në krah të tyre për t’ju ndihmuar në ballafaqim me problemet e ndryshme që mund të ju shfaqen në realizimin e detyrave të tyre.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...