Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës,Besnik Bislimi, i ka reaguar emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakut.
Bsilimi me anë të një postimi në “X”, e kritikoi Lajçakun për siç thotë rolin e tij të padrejtë në dialog, meqë nuk ka sqaruar fare se një takim i zhvilluar një ditë më parë, bëhej fjalë për NCEU-në në Serbi, shkruan Arbresh.info.
”Ndërmjetësi i BE-së, Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU, disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi”, ka shkruar Bislimi.
“Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur avokon kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës.”, ka shtuar Bislimi.
“Z. Lajcak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bien nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes “të drejtë” dhe “neutral” të zotit Lajcak ndaj palëve në procesin e normalizimit.”, përfundoi zëvendëskryeministri Bislimi./Arbresh.info/
1/3 EUSR Lajcak posted from a meeting held with NCEU, hours before reporting to PSC on the normalization dialogue between Kosova and Serbia, but decided not to mention that it is about NCEU in Serbia.https://t.co/PArrbcpyQ7
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) February 14, 2024
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?