Google ADS

Miratohen vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e projektit të lokalitetit arkeologjik Ulpiana

14:35 | 14 Shkurt 2024
E.K

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e projektit të lokalitetit arkeologjik Ulpiana.

“Pas vendimit të parë të datës 12 Tetor, 2023, kur edhe nisi procesi i shpronësimit të pronave, sot në mbledhjen e Qeverisë, miratuam vendimet përfundimtare të shpronësimit për realizimin e Projektit të Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana”, ka shkruar Aliu.

Aliu me anë të një postimi në Facebook, bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhura për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti.

“Marrë parasysh rëndësinë e trashëgimisë arkeologjike, Qeveria jonë i ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhura për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti, njëherit mbishkrimit i cili paraqet një dëshmi shumë të rrallë të historisë dhe lashtësisë së Popullit Shqiptar”, ka përfunduar Aliu./Arbresh.info

Të ngjashme