Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në promovimin e librit “Ora e Kosovës- Pavarësia dhe Shtetndërtimi”, me autor ish-Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se në këtë libër trajtohet angazhimi i presidentit Sejdiu në etapa të ndryshme historike si dhe rrugëtimin e Kosovës që nga kohërat e vështira në përpjekjet për liri si dhe gjatë fazës së shtetndërtimit, shrkuan Arbresh.info.
“Kënaqësi të jem pjesëmarrës në mesin e personaliteteve të shquara kombëtare e ndërkombëtare, në promovimin e librit “Ora e Kosovës- Pavarësia dhe Shtetndërtimi”, me autor ish-Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, dokumentimi i këtyre ngjarjebe do t’i shërbejë brezave të ardhshëm për informim dhe vetëdijesim.
“Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’i shërbejë brezave të ardhshëm për informimin dhe vetëdijësimin për rolin e shumë gjeneratave që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare deri në arritjen e pavarësisë, si kurorë e rrugëtimit historit të popullit të Kosovës.”, ka shkruar ndër të tejra kreu i AAK-së./Arbresh.info/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...