Sherri mes Kanye West dhe Taylor Swift vazhdon, ose siç shkruajnë në agjencitë ndërkombëtare nuk u ndal kurrë.
Menjëherë pasi u bë e ditur se ylli i pop- it kërkoi që reperja të largohej nga vendi që kishte zgjedhur për t’u ulur përballë saj në Super Bowl, Ye bëri një postim.
Nëpërmjet Instagramit, ai postoi një pamje të një zhvillimi të fundit në platformën e njohur të transmetimit muzikor, Spotify, e cila tregon se reperi ka kaluar në krye, duke lënë në vendin e dytë “armiken e tij” të përjetshme, Taylor Swift.
Por çfarë ndodhi në Super Bowl? Ish-ylli i NFL-së, Brandon Marshall, pretendon se Taylor Swift i kërkoi Kanye West të hiqej nga Super Bowl pasi zbuloi se reperi kishte blerë karrigen ulëse pikërisht para suitës së saj. Marshall e bëri zbulimin në podcast-in “Paper Route” megjithatë nuk ka asnjë provë që pretendimet e ish-sportit janë të sakta./abcnews.al
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...