Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media në selinë e Aleancës Veri-Atlantike ka folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Stoltenberg tërhoqi vërejtjen se vazhdojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor. Në veçanti ai i porositi liderët e Kosovës dhe Serbisë që të punojnë drejtë shtensionimit të rrethanave.
“Mesazhi im kryesor është se të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet në rajon. Dhe, kur është fjala për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe unë e inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në atë dialog”, porositi shefi i Aleancës Veri-Atlantike.
Ai rikujtoi se për shkak të dhunës pranverën e kaluar, NATO-ja ka shtuar prezencën në terren.
“Misioni i KFOR-it është atje për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet. Dhe ne kemi shtuar, afërsisht 1000 trupa shtesë për të siguruar që ne mund të vazhdojmë të përmbushim mandatin tonë të OKB-së”, deklaroi Stoltenberg.
Kjo konferencë u mbajt në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s, që mbahet nesër.
Në këtë takim do të trajtohet ndihma ushtarake për Ukrainën në luftën kudër agresionit nga Rusia si dhe përgatitjet për Samitin e radhës së NATO-s, i cili do të mbahet në korrik në Uashington, kur do të shënohet 75 vjetori i themelimit të kësaj organizate.
Ndryshe, sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Ostin ka anuluar në momentin e fundit pjesëmarrjen në takimin ministror në selinë e aleancës. Sipas raportimeve të medieve amerikane, ai është hospitalizuar për shkak të komplikimeve me kancerin në prostatë që ishte diagonstifikuar disa muaj më parë./rtk
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...