14 Shkurti i këtij viti shënon 3-vjetorin e fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 51% të votave në këto zgjedhje.
Qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre se sa janë të kënaqur me qeverisjen Kurti gjatë këtyre tre vjetëve.
Disa nga qytetarët janë shprehur se me qeverisjen e tanishme, janë shumë të kënaqur, dhe sipas tyre nuk i shkon mendja askujt të ankohet për të.
“Me qeverisjen e Albin Kurtit, jemi shumë të kënaqur, nuk na shkon mendja mos me qenë të kënaqur se ky po punon”, ka thënë një qytetar.
Mirëpo, ndër të tjera, ka pasur dhe kritika, duke thënë se Qeveria ka dështuar dhe nuk ka pasur asgjë të mirë.
“Dështim total, ka dështuar edhe në arsim, edhe në ekonomi, edhe në shëndetësi”, ka thënë një qytetar.
Sipas tij, liberalizimi i vizave nuk është çështje që i takojnë meritat Qeverisë së tanishme./Arbresh.info/Rita Jakupi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?