Ushtria ukrainase tha se ka shkatërruar një aeroplanmbajtëse të madhe ruse në Detin e Zi, afër brigjeve të Gadishullit të pushtuar të Krimesë.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës, së bashku me inteligjencën ushtarake [GUR], kanë shkatërruar Caesar Kunikov, aeroplanmbajtësen më të madhe që i përket pushtuesve”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës më 14 shkurt.
Shtabi tha po ashtu se anija ishte afër brigjeve të vendbanimit Alupka, kur u godit nga dronët ukrainas.
Media ukrainase, Ukrainska Pravda, fillimisht raportoi për këtë incident. Rusia nuk ka komentuar për këtë pretendim të Ukrainës, i cili nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
Teksa po përballet për pothuajse gati dy vjet nga pushtimi rus, Ukraina edhe më herët ka kryer sulme në Krimenë që Rusia ka pushtuar më 2014.
Në dhjetor të vitit 2023, Ukraina sulmoi portin Feodosia, dhe Kievi atëbotë deklaroi se kishte shkatërruar një aeroplanmbajtëse ruse./rel
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb