Një shtetase amerikane ka humbur jetën ndje në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Sipas policisë, ajo është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”, shkruan Arbresh.info.
Sipas bashkëshortit të saj, atë dyshohet se e ka zënë orteku i borës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Qendra e Skijimit, Brezovicë 13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase Amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...