Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, policia nis hetimet

08:33 | 14 Shkurt 2024
R J

Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKUK është sjellë një person pa shenja jete, ku ende nuk dihen rrethanat e vdekjes.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën “Zija Shemsiu”, rreth orës 18:00.

Policia rastin e ka cilësuar si “Vdekje e dyshuar”, si dhe ka hapur rast hetimi.

“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 13.02.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme